Babai godet me thikë dy vajzat e tij të mitura, 15 vjeçarja mbetet pa jetë

Shares

Një person në Prizren ka goditur me thikë 2 sot dy vajzat e tij të mitura duke vrarë njërën prej tyre ndërsa tjetra është plagosur rëndë.

15 vjecarja humbi jetën dhe motra tjetër 10 vjece është në gjendje të rëndë. Më plagë janë po ashtu edhe vetë autori dhe e shoqja.

Ngjarja e rëndë ndodhi, në orën 5:00, ku autori, shtetas turk, sipas policisë, i ka shkaktuar lëndime në trup edhe bashkëshortes dhe më pas goditi edhe veten me thikë, duke pësuar lëndime në trup.

Autori është arrestuar ndërsa vajza e plagosur mësohet se ka plagë në pjesën e qafës, dhe është dërguar për Qendrën Spitalore te Prishtinës. Nëna e vajzave, veç ndihmës mjekësore është trajtuar nga psikologu për shkak të gjendjes së rënduar mendore, e më pas është dërguar për në shtëpi.

Familja turke kishte gjashtë muaj që qëndronte në Kosovë.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...