Humbi jetën në spitalin e Traumës 24 vjeçari Geri Bitri, një nga të rinjtë e plagosur një ditë më parë nga një sulm me armë në hyrje të qytetit të Laçit.
Geri Bitri së bashku me Liridon Ismalajn, Amarildo Ndocin, Daniel Gjeloshin dhe shitësen ambulante Angjelina Gjezaj, mbetën të plagosur pas një sherri mes dy grupesh që nisi për shkaqe tërësisht banale, siç është ajo e gërvishtjes së dy makinave.
Në pranga ranë Klevis Ndreca dhe Daniel Gjeloshi, arrestimi i të cilëve erdhi vetëm pas hetimeve të kryera, dëshmisë të personave në vendngjarje dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












