EMRAT/ 5 të plagosur në Laç, identifikohet autori

Shares

Plumba në mesditë pranë kishës në Laç, pesë të plagosur nga një konflikt i çastit – autori në kërkim, njofton policia e Laçit.

LNjë ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të një kishe në qytetin e Laçit, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit.

Pas një konflikti të çastit mes disa personave, është qëlluar në drejtim të një automjeti, duke lënë të plagosur pesë persona.

Mes të lënduarve ndodhet edhe shitësja e qirinjve pranë kishës, Angjelina Gjezaj. Të tjerët e identifikuar si të plagosur janë Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri. Një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Policia e Kurbinit mbërriti me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi disa persona për të ndihmuar në zbardhjen e konfliktit. Forcat Kombëtare të Sigurisë nga Njësia e Shkodrës kanë mbërritur gjithashtu në ndihmë të strukturave lokale.

Autori i dyshuar i të shtënave është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...