DETAJET/ Policia shpjegon krimin e rëndë në Shkodër, 2 turistët amerikanë

Shares

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër ku një turiste u qëllua për vdekje.

“Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Autori i dyshuar i vrasjes së shtetases amerikane, S. S., 54 vjeçe, është bashkëjetuesi i saj, shtetasi amerikan, Brandon Saporito, 57 vjeç”, njoftoi policia e Shkodrës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...