Programi i kodimit, është një nga nismat e qeverisë, në kuadër të vizionit për ndërtimin e Shqipërisë Digjitale, i cili synon të pajisë qytetarët, në veçanti të rinjtë, me aftësi të avancuara digjitale në fusha me kërkesë të lartë në tregun e punës, duke nxitur punësimin cilësor dhe transformimin teknologjik të vendit.
Në kuadër të kësaj nisme, qeveria ka subvencionuar kurse profesionale në fushën e teknologjisë dhe kodimit për të rinjtë, ku një numër i konsiderueshëm pjesëmarrësish kanë përfunduar me sukses trajnimet intensive të ofruara nga qendra të specializuara.
Për të ruajtur motivimin e tyre, për të nxitur rrjetëzimin profesional si dhe për të krijuar një platformë të qëndrueshme bashkëpunimi dhe shkëmbimi idesh, u organizua sot një event i posaçëm, i cili mblodhi bashkë të rinjtë përfitues të programit, mentorët e tyre, përfaqësues nga sektori privat dhe aktorë të tjerë të ekosistemit digjital për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të përshpejtuar integrimin e të rinjve në tregun e punës.
Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në takim u shpreh se është shumë i rëndësishëm promovimi i këtyre nismave dhe informimi i të rinjve për shfrytëzimin e mundësive të tilla. z.k




/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













