Kryeministri Edi Rama u përfshi në debat sot me një qytetar gjatë takimit që po zhvillonte te ish uzina e Autotraktorëve, edhe pse audienca e takimeve të Ramës kalon në një filtër verifikimi.
Ai i tha Ramës se i kanë kërkuar lekë për legalizimin ndërsa Rama ka kërkuar që të flasë me të pas takimit dhe i ka thënë që ti tregonte se kush është ai që i ka dhënë lekë.
Qytetari: Si të gjithë shqiptarët. Asnjë nuk e ka marrë legalizimin pa lekë.
Ndërkohë që Rama i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm ka këmbëngulur në debatin me qytetarin duke u kërkuar që të bëjë deklarimin në polici.
Qytetari i ka thënë Ramës se nëse ai është kryeministër duhet të dëgjojë hallet e njerëzve.
Rama: Gënjeve për të bërë politikë këtu.
Qytetari: Nuk me intereson as e djathta as e majta. Më intereson, kush bën punë i jap votën.
Rama: Thuaj që gënjeve, thuaj që e bëre për gjithë shqiptarët
Qytetari: Unë nuk gënjeva. Nuk e bërë për askënd. Japin edhe sot lekë. Mund të dalë një zinxhir shumë i madh….
Rama ishte sot tek ish Uzina e Autotraktorëve e cila do të kthehet në funksion të Industrisë Ushtarake për prodhimin e uniformave dhe montimin e mjeteve të blinduara, transportuesve të artilerisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave, edhe pse ishte planifikuar për banesa sociale. Kjo është bërë e ditur nga kryeminsitri Edi Rama gjatë prezantimi të projektit për rigjallërimin e saj.
Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu u prezantuan sot banorëve të njësisë nr. 1, Shkozë, projektin e ri për ndërtimin e një impianti të teknologjisë së lartë.
“Bëhet fjalë për një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për Forcat tona të Armatosura, për ekonominë tonë kombëtare dhe për komunitetin këtu pasi në kuadrin e rilindjes së industrisë ushtarake në Shqipëri, ne kemi një sërë projektesh për rijetësimin e një infrastrukture të vjetër të mbetur jashtë funksionit, siç është dhe kjo strukturë këtu apo siç ishte dhe infrastruktura e kompleksit industrial të Rubikut apo infrastruktura të tjera në territorin e Shqipërisë, ku synimi ynë është që të ndërtojmë një rrjet të plotë të prodhimit në vend për nevojat e Forcave tona të Armatosura, për nevojat e forcave tona të Policisë, për nevojat e forcave tona zjarrfikëse, por edhe për eksport. Kjo do të bëjë që nga njëra anë rritja e përvitshme dhe domethënëse e buxhetit të mbrojtjes të shkojë për të stimuluar ekonominë tonë kombëtare”, deklaroi Rama gjatë takimit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











