a.Çfarë ka ndodhur
Kreu i PD-së në Lezhë, Gjin Gjoni ka postuar në mesditë, 26 prill 2025, një njoftim përmes të cilit njofton se policia ka arrestuar një grua që po paguante për vota në lokalin e saj në një fshat të Lezhës. Policia ndërkaq nuk ka publikuar njoftim për këtë ngjarje, thotë Gjoni.
Në momentin kur Gjoni postoi në rrjete sociale policia nuk kishte bërë ende një njoftim publik.
Në postim Gjoni i kërkon SPAK të nisë urgjent hetimet duke theksuar se e zonja e lokalit po blinte vota për PS.
Më poshtë është postimi i Gjonit në Facebook :
Jam informuar nga qytetarët se nga Policia e Shtetit është ndaluar nje shtetase në Balldre të Lezhës pasi dyshohet është kapur në flagrancë duke blerë vota për llogari të Partisë Socialiste.
Qytetarja me iniciale M.D punonjëse në një lokal në Balldre është denoncuar dhe është ndaluar në flagrancë, por Policia e Lezhës nuk jep informacion zyrtar për ngjarjen për shkak të presionit me kodin e Manualit 184 më të cilin po përballet.
Kërkojmë urgjentisht transparencë për këtë operacion policor pasi e kemi të qartë se patronazhistët kanë dalë në terren në tentativën e tyre për të blerë vota me urdhër të eprorëve të tyre politikë që mesa duket kanë ardhur me synimin për të poshtëruar Lezhën dhe qytetarët e saj.
Dëshpërimi për humbjen e pashmangshme në 11 Maj ka bërë që shefat politikë të kërkojnë
kurbanë elektoralë edhe në Lezhë.
Ne jemi duke dokumentuar dosjen e plotë me kriminelet zgjedhorë dhe do ndjekim edhe rrugën ligjore.
Qytetarët e Lezhës të mos intimidohen dhe ti denoncojnë me emra blerësit e votës që duan tu nëpërkëmbin dinjitetin.
Ne do ti marrim në mbrojtje edhe personalisht edhe ligjërisht.
I bëjmë thirrje SPAK të mos qëndrojë me indiferentë pasi Lezhën nuk do ta lëmë në mëshirë të kriminelëve zgjedhorë.
Rreth 3 orë më vonë Policia e Lezhës ka bërë një njoftim të gjatë ku konfirmon ndalimin enjë gruaje por për arsye krejt të tjera. Sipas policisë, arsyet e shoqërimit të një gruaje në polici ka qënë një grindje me pasoja mes dy grave në atë lokal për cështje të përdorimit të pajisjeve të lokalit. Sipas policisë ngjarja nuk ka lidhje me ndonjë akt penal të lidhur me zgjedhjet. Më poshtë është njoftimi i policisë:
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë
Në lidhje me një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, ku kandidati për deputet i subjektit politik Partia Demokratike pretendon se nga Policia e Shtetit është ndaluar një shtetase në Balldre të Lezhës pasi dyshohet se është kapur në flagrancë duke blerë vota për llogari të Partisë Socialiste, sqarojmë opinionin publik se pretendimi i ngritur është i pavërtetë.
Po në interes të informimit publik, bëjmë me dije se më datë 26.04.2025, rreth orës 16:00, në sallën e Komandimit të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë për një konflikt të ndodhur në një lokal në Balldre, për verifikimin e të cilës shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Nga grupi hetimor dhe shërbimet policore janë kryer të gjitha veprimet procedurale, ku nga tërësia e tyre, si këqyrje lokali, dëshmi palëve të përfshira dhe dëshmitarëve, si dhe veprimeve të tjera hetimore të domosdoshme për rastin, ka rezultuar se:
Lokali ku ka ndodhur konflikti është në pronësi të shtetases M. D., 62 vjeçe, banuese në Balldre, dhe prej disa kohësh ia kishte dhënë me qera shtetases D. N., 36 vjeçe, banuese në Balldre.
Të përfshirë në konflikt fizikisht ditën e sotme janë vetë marrësja me qera e lokalit shtetasja D. N., me shtetasen N. N., 32 vjeçe (vajza e shtetases M. D., pronares së lokalit), dhe arsyeja e konfliktit është për motive të dobëta, në lidhje me përdorimin e pajisjeve të lokalit.
Shtetasja D. N. është dërguar në spital, dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është risjellë në ambientet e policisë për vazhdimin e procedurave.
Gjithashtu, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes (dëshmitarë) janë shoqëruar shtetasja M. D. edhe dy shtetas të tjerë banues në Balldre, të cilët kanë qenë të pranishëm në lokal kur ka ndodhur konflikti.
Pas komunikimit me Prokurorin e gatshëm, do të referohen materialet hetimore në Prokurori për veprën penale “Dëmtime tjera me dashje” në ngarkim të shtetases N. N.
Konteksti
Shitblerja e votave është një fenomen i njohur prej vittesh në Shqipëri në zgjedhje, vecanërisht në ato parlamentare. Shitja apo blerja e votave është e përfshirë edhe në raportet e OSBE/ODIHR që vëzhgon zgjedhjet në Shqipëri. Opozita vazhdimisht ankohet për blerjen e votave nga ana e PS që ka edhe pushtetin. Në zgjedhjet e 2021, grupe për mbrojtjen e votës të ngritura nga PD evidentuan të paktën në Dibër dhe Elbasan, blerje votash nga zyrtarë dhe anëtarë të PS.
Në këtë fushatë zgjedhore deri më 27 prill ka patur një rast të blerjes ë votave që është deklaruar nga policia në Lushnjë Por mediat e raportuan si një blerje nga një militant i PD. Policia nuk ka reaguar ndaj këtyre raportimeve në media.
Nje kerkim me i thellë
Postimi për blerje votash nga PS, është publikuar në një llogari personale të drejtuesit lokal të PD-së së Lezhës. Llogaria ka 6.1K miq dhe është e hapur që në maj 2024.
Fluksi i videos
Postimi në Facebook i kreut të PD-së, Gjin Gjoni është shpërndarë në rrjetin social Facebook 21 herë, ka pasur 232 like dhe 19 komente deri në orën 12pm të datës 27 prill. Postimi është publikuar më 27 prill në orën 20.20pm.
Ndërkaq njoftimi i poliicsë është ndarë në rrjete sociale në orën 11.20pm dhe deri në orën 2.00 pm ka vetëm 3 like.
Si është lajmi, ose nuk ka lajm
Bazuar në shpjegimet e gjera të policisë rreth ngjarjes mundësitë janë që z.Gjoni të ketë shpërndarë në rrjet një lajm të pavërtetë. Të paktën deri tani ai nuk ka ofruar të dhëna që mund të rrëzojnë versionin e policisë. Duke qenë se shitja e votave nuk bëhet në sy të tjerëve, qTIL por edhe droni.al e kishte të vështirë të gjente burime të pavarura që mund të ofronin dëshmi për të mbështetur versionin e kreut të PD-së së Lezhës.
Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












