Nuk është e nevojshme të ndërtosh një lajm me fakte të pavërteta, por mund ta kryesh këtë funksion edhe sikur të ndërtosh një titull lajmi me fakte të sajuara.
Një përqindje e lartë e lexuesve vecmas në rrjete sociale nuk lexojnë më shumë se titulli në lajme, kështu që ia ke dalë të mbjellësh synimin përmes një titulli të pavërtetë.
Më poshtë janë disa shembuj ku titulli prodhon një kontekst të ri ndryshe nga ai i lajmit që është shkruar më poshtë.
Çfarë ka ndodhur
Top Channel, 18 prill 2025, lajmi në link
Kreu i PD, Sali Berisha ka vizituar tregun karakterisitik të Krujës ku ëshë takuar me dy turistë francezë.
Gjatë bisedës me ta Berisha turistët francezë i kanë thënë Berishës ndër të tjera se “se duam që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian. A je dakord”. Berisha është përgjigjur se është absolutisht dakord dhe se do të bëjë gjithcka për të përmbushur kriteret.
Kjo pjesë e bisedës ka spinuar një kronikë në Top Channel. Titulli i kronikës është “Shqipëria sa më shpejt në BE”, turistët francezë i përsërisin sloganin e Ramës, Berisha: Po, por duke plotësuar kriteret.
Pjesa e parë e titullit përforcon sloganet e fushtaës së së kryeministrit Rama duke asocuar në jehonën e kësaj fushate edhe turistët e huaj.
Ky deformim është vetëm në titull.
Teksti i lajmit dhe biseda e zbardhur mes Berishës dhe turistëve është tërësisht korrekte. Po ashtu përgjatë lajmit nuk ndërtohet ndonjë kontekst duke ia lënë qëllimisht gjithë hapësirën për këtë titullit të lajmit.
Më poshtë teksti i lajmit:
Gjatë takimit me bizneset e vogla në Krujë, kreu i PD Sali Berisha zhvilloi një bisedë me dy turistë francezë, të cilët u shprehën se Shqipëria duhet të futet sa më parë në Bashkimin Europian.
Berisha tha se është dakord por duhet plotësuar të gjitha kushtet dhe standardet e nevojshme për këtë proces.
Biseda:
Francezi: Ne jemi këtu, ky është udhëtimi ynë i trete në Shqipëri
Berisha: Në rregull
Francezi: Është një vend shumë i bukur. Ne e duam shumë Shqipërinë. Ajo që dua të them është se duam që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian. A jeni dakord
Berisha: Jam absolutisht dakord. Ne do bëjmë gjithçka që ky vend të ecë me dinjitet drejt Bashkimit Europian duke përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet e nevojshme për këtë proces dinjitoz.
Francezi: Ne besojmë se turizmi është një mundësi e madhe për Shqipërinë.
Berisha: Po, është mundësi e jashtëzakonshme por Shqipëria nga ana tjetër ka një potencial të jashtëzakonshëm për të prodhuar gjithçka. Është një vend shumë i pasur në çdo aspekt, rezerva minerale globale, ka naftë. Shqipëria ka një tokë shumë pjellore, plot ujë ndaj ‘Made in Albania’ është motoja jonë për të prodhuar, prodhuar, prodhuar.
Francezi: Keni në plan të përmirësoni infrastrukturën rrugore në vend? Ne zbuluam se kishte ende shumë për të bërë në këtë nivel.
Berisha: Absolutisht. Do të rinovojmë të gjithë infrastrukturën.
Konteksti
Shqipëria ka hapur më 14 prill një grup kapitujsh të rinj për të plotësuar kushtet e anëtarësimit në BE. Komisioni Evropian kishte planifikuar të hapeshin këta kapituj në mars por për arsye ende të paqarta u shty hapja e tyre në mes të prillit. Shqipëria ka nisur fushatën zyrtare të zgjedhjeve parlamentare me 11 prill dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që drejton partinë më të madhe në vend ka si linjë kryesore të tij anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Një kërkim më i thellë
Të gjitha studimet lidhur me sjelljen e lexuesve në rrjete sociale kanë arritur në përfundimin se më shumë se gjysma e lajmeve lexohen vetëm në titul dhe nuk klikohen. Për më shumë edhe lajmet që ndahen më shumë se gjysma e tyre nukjanë klikuar kurrë.
Sipas një studimi të publikuar në revistën Nature Human Behaviour, rreth 75% e postimeve me lajme në Facebook janë shpërndarë pa u klikuar nga përdoruesit https://ëëë.ëashingtonpost.com/neës/the-intersect/ëp/2016/06/16/six-in-10-of-you-ëill-share-this-link-ëithout-reading-it-according-to-a-neë-and-depressing-study/ . Kjo do të thotë se shumica e njerëzve shpërndajnë lajme duke u bazuar vetëm në titullin ose përshkrimin e shkurtër, pa lexuar përmbajtjen e plotë të artikullit https://innovation-ëaves.com/2020/06/12/study-70-of-social-media-users-only-read-the-headline-of-science-stories-before-commenting/ .
Ky fenomen është veçanërisht i theksuar në përmbajtjet politike, ku përdoruesit shpesh ndajnë lajme që përputhen me bindjet e tyre ideologjike, pa verifikuar saktësinë e informacionit. Kjo sjellje kontribuon në përhapjen e dezinformatave dhe përforcon ndarjet politike në rrjetet sociale .
Fluksi i lajmit
Top Channel ka 3.04M ndjekës në You Tube, 1.5M ndjekës në Facebook, 676K në Instagram
Si është lajmi
Lajmi në tekst është korrekt. Nëse do të kishte zhvilluar edhe kontekstin do ti zbriste rëndësinë nuancimit në titull por shpesh kronikat televizive duhet të jenë të shkurtra dhe konteksti përjashtohet.
Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












