Kandidati për deputet në Dibër, Xhelal Mziu dyshohet se u provokua gjatë një takimi elektoral në Dibër nga zyrtarë të bashkisë së Bulqizës, çfarë ka sjellë edhe reagime të ashpra të tij dhe personave që e shoqëronin.
Policia njofton si Mziu dhe nipi i tij dyshohet se kanë goditur me grushte një shtetas në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren, në Bulqizë.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një takimi elektoral, ditën e djeshme. Kalosh Murra për të cilin policia thotë se u godit, është punonjës i bashkisë në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale.
Banorë të zomës i kanë thënë Mziut se nuk mund të dilnin në miting pasi kishin frikë se mos i hiqnin përkrahjen sociale. Burimet thanë se Murra fotografonte pjesëmarrësit dhe kur i është kërkuar të largohej ai ka fyer deputetin Mziu.
Policia e Bulqizës ka referuar materialet në SPAK për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Është e çuditshme se pse ndodhej më afërsi të takimit elektoral, Murra.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren”, thuhet në njoftimin e policisë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












