SPAK ka shpjeguar arsyet e arrestimit të shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë dhe dy oficerëve, të përfshirë në korrupion.
Në dinamikën e hetimeve, në datën 18 prill, me urdhër të prokurorit të posaçëm, janë ndaluar shtetasit: Roven Zeka, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore, Sokol Novaku, shef i hetimit të aksidenteve rrugore në këtë komisariat dhe Edison Tabaku, oficer i policisë gjyqësore, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
DETAJET/ Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.Vrioni bashkëshortja e E.Vrioni, biznesmen i cili tashmë është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A. Vrioni pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.
Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë. Këtë shumë ai ia ka dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit.
“Urdhri i ndalimit të shtetasve: E.T, S.N dhe R.Z është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro”, njoftoi SPAK. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












