Nuredin Dumani vijon dëshminë: Nuk vdes pa ju ngrënë hallvën të gjithëve

Shares

I burgosuri i penduar Nuredin Dumani vijoi edhe sot dëshminë e tij para gjykatës së Posaçme për dosjen “Plumbi i Artë”.

Ai ka dhënë detaje të njohjes me Agron Qolin ndërsa bë seancën tjetër është përplasur dhe kërcënuar me pjesëtarë të tjerë të grupit.

PJESË NGA DËSHMIA/ Avokati: Në ç’rrethana jeni njohur me Agron Qolin?

Dumani: E kam pasur komshi. Kemi qenë edhe miq. E njoh nga 2001-2003. Agroni në 2012 u largua në Durrës. Kemi pasur marrëdhënie shume të mira dhe hyrje-dalje familjare. Për një farë kohe unë kam punuar me Agronin në një pallat ku ai ishte teknik ndërtimi.

Avokati: Me kë punonte aty?

Dumani: Investitor ishte Enea Prifti. Unë kam punuar disa muaj aty.

Avokati: Cilat ishin marrëdhëniet mes Agron e Petrit Qolit?

Dumani: Ishin kushërinj. Petrit Qoli ishte ndërtues pallatesh, ndërsa Agroni teknik. Nuk di të kenë punuar bashkë.

Avokati: A shoqërohej Agroni me Festim Qolin?

Dumani: Po patjetër, çdo natë tek lokali i Festimit ishin.

Avokati: Kur je shoqëruar me Besnik Qolin, a ke diskutuar për marrëdhënien e tij me Agron Qolin.

Dumani: Ai fliste me respekt për të. E konsideronte njeri serioz.

Nuredin Dumani u përplas të martën e kaluar me te bashkëpandehurit, e arrestuar pas dëshmisë së tij.

Komentet e lëshuara nga të pandehurit në drejtim të tij Dumani ju përgjigj: “Nuk vdes unë. Pa ju ngrënë hallvën të gjithëve nuk ma hani mua”.

Ndërsa i pandehuri Enver Diva ju përgjigj me ton të lartë nga kafazi: Do e shohim ne se kush ja hajë hallvën njëri-tjetrit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...