Me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), janë ekzekutuar 10 masa sigurie në kuadër të një hetimi të gjerë të SPAK për korrupsion dhe veprimtari kriminale brenda radhëve të policisë.
Kontrollet janë zhvilluar në disa qytete, përfshirë Tiranën, Kukësin, Fierin, Vlorën dhe Gjirokastrën, duke çuar në arrestimin e tre personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.
Në pranga ka rënë: Shkëlzen Ruska, shefi i Krimeve në Komisariatin e Himarës, i akuzuar për kultivim kanabisi, grup të strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale.
Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, për të njëjtat akuza. Për të rëndon gjithashtu ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.
Erdit Hazizaj, ish-efektiv i larguar nga policia në 2022, i arrestuar për trafik droge, kultivim të bimëve narkotike dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.
Në kërkim është Elvis Dervishi, shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, i akuzuar për trafikim narkotikësh, përfshirje në grup të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












