Berisha publikon të dhëna të reja: Po zhduken dokumenta në qeveri dhe disa ministri

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha lajmëroi sot për zbrazje arkivash në disa ministri veç asaj të bashkisë. Stop djegies së dokumenteve te Bashkia, zhdukjes së tyre dhe zbrazjes me shpejtësi të arkivave të dikastereve, deklaroi Berisha sot në një konferencë shtypi.

DEKLARATA/ Regjimi po shkërmoqet, siç edhe ligji më i pandryshuar i diktaturave. Institucionet janë angazhuar në një përpjekje të ethshme për të zhdukur provat shkresore, diokumentet e veprimtarive të tyre kriminale.

Ka 3 javë që një proces i tillë, i ethshëm, po kryhet në disa dikastere. Ajo që patë sot në Bashkinë e Tiranës është vetëm maja e ajsbergut.
Ajo, ka ndodhur siç është paralajmëruar në Këshillin e Ministrave në ministritë dhe agjencitë e Lubi Ballukut, Ministrinë e Jashtme, çuditërisht domethënë, se edhe ajo ka kusure të mëdha, Ministrinë e Brendshme, një përpjekje e tmerrshme e ethshme për t’u fshehur me djegie dhe grisjes dokumentesh. Siç e patë mbrëmë, qytetarët e Tiranës shprehën një shqetësim të madh, por pati edhe të tjerë që bënë humor, u inagurua ‘inceneratori i Tiranës’.

Djegia në Bashkinë e Tiranës, e dokumenteve, jo vetëm të bashkisë e bënë përgjegjëse këtë bashki për një krim shumë të rëndë, jo vetëm të bashkisë, por edhe institucione të tjera.

Ndaj edhe, iu bëj thirrje të gjithë punonjsve të administratës, njerëz të ndershëm të mbajnë kopje të çdo veprimtarie antiligjore kriminale të zyrtarëve të lartë të tyre. Të mos implikohen, të mos bëhen bashkëautorë në një proces karakteristik për përmbysjen e sistemeve. Të mos harrojnë se, gjurma digjitale do të gjendet edhe në hënë, kudo që të jetë dhe auditi i përgjithshëm për të gjetur se ku kanë shkuar 56 miliardë në 12 vite të Edi Ramës, të cilat nuk janë dhënë rroga dhe pensione.

Ndaj dhe, STOP DJEGIES SË DOKUMENTEVE! Stop, zhdukjes së tyre dhe zbrazies me shpejtësi të arkivane të dikastereve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...