Armiku i brendshëm për të cilin flet Presidenti amerikan Donald Trump ishte kryediplomati i SHBA, Antony Blinken, komentoi sot kreu i PD, Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë së PD.
ARGUMENTAT/ Donald Trump ka bërë një deklaratë.
Një deklaratë, të cilën jo të gjithë e kuptuan në gjithë dimensionin e saj, kur tha se armiku më i rrezikshëm për Amerikën është armiku i brendshëm.
Pra, cili është ky armik i brendshëm? Ky armik i brendshëm qëndron në establishment, në zyrat më të larta, më të rëndësishme.
Ky armik i brendshëm ishte kryediplomati i Amerikës dhe i botës, që kishte marrë, kishte mbledhur 51 firma për të mashtruar kombin amerikan dhe për t’i thënë se laptopi nuk ishte i Hunter Biden. Se Hunter Biden nuk kishte pasur kurrë laptop në jetën e tij, por e kishin lënë rusët tek një berber laptopin.
Dhe ky njeri, pasi u vërtetua nga hetimi i Kongresit se kishte kryer këtë akt, nuk kishte minimumin e integritetit të jepte dorëheqjen. Nuk ndjehej e turpëruar për aktin që kishte kryer.
Nuk e marr këtu për raportet e mia me Antony Blinken, por e marr se nuk është kuptuar sa duhet dimensioni i kësaj deklarate të Donald Trump.
Nuk është kuptuar sa duhet se çfarë rreziku të tmerrshëm paraqet për kombin e lirë censura.
Censurën amerikanëve nuk ua vendosi kinezi, as rusi. E vendosi ekstremi i majtë sepse donte të mbante me çdo kusht pushtetin.
Po ky atëherë është armik i lirisë se pushteti nuk mbahet me çdo kusht. Ti duhet të ndjekësh disa rregulla për të mbajtur gjallë demokracinë.
Dhe çfarë gjetën? Gjetën se ajo zyra e famshme e censurës që të kujtonte psikologjinë talebane, ajo që thoshte se po merrem me dezinformimet ruse dhe kineze, ajo merret me portalet dhe mediat e kundërshtarit. Për t’i censuruar ato.
Kjo valë censure fryu edhe në Europë. Kjo erë censure fryu në Europë. Mbyllën televizione. Vihen nën kontroll të plotë siç është këtu. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












