Ai ndërhyri kur po diskutohej në lodhje me disa kontrolle të RENEA në Shkodër ndërsa tha se emri i tij po keqpërdoret dhe se nuk ka lidhje me asnjë ngjarje kriminale.
“Kur vjen policia, i jap USB e kamerave, nuk kam lidhje me asgjë, dhe sulmohet Safeti. Për çfarë? Ka ardh RENEA te banesa ime… në lidhje me masakrën e Dobraçit unë ua kam dhënë kamerat. Unë me atë familje nuk kam pasur kurrë asnjë problem. Asnjëherë në jetë nuk kemi pasur probleme me familjen Lici. Njerëzit kanë shoqëri të ndryshme, kur ta votojë parlamenti dhe të më caktojnë mua se kë të kem shok atëherë unë nuk rri se po shkel ligjin. Konflikti me familjen Lici nuk ekziston, njerëzit mund të kenë inat pse unë kam shok x apo y… Unë Asmer Bilalin e kam shok dhe nuk e mohoj. Kurrë në jetë nuk i kam ndërhyrë në probleme dhe as nuk e lejoj të më ndërhyjë në problemet e mia”, tha ai, citon Top cbannel.
I pyetur në lidhje me pasuritë e tij ai tha se çdo gjë është e verifikueshme dhe se nuk ka pasur asnjëherë sekuestrime.
“As OLF as kurrkush, unë kam bërë 13 vite burg, kam bërë 4 vite kam dalë i pafajshëm, kam bërë dhe 2 vite dhe prapë pastaj ma pushuan çështjen, 6 vite tërë jetën”, deklaroi ai gjatë ndërhyrjes në emision.
Forcat RENEA ndërmorën një aksion blic orët e para të mëngjesit në lagjen Dobraç, në qytetin e Shkodrës, ndërsa efektivët kishin në duar kërkesat e SPAK për ekzekutimin e disa urdhrave arresti për ngjarje të ndryshme kriminale.
Siç u raportua edhe më herët RENEA ushtroi kontroll edhe në banesën e Safet Bjarit, por ky i fundit nuk ishte në banesë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












