TIRANË/ 27 persona të arrestuar dhe 7 në kërkim, të gjithë shisnin drogë në zona të ndryshme të qytetit

Shares

Është finalizuar operacioni policor nga policia e Tiranës  i koduar  “Blic 34”, gjatë të cilit janë arrestuar 34 persona me akuzën e shitjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme në Tiranë.

“Në kuadër të këtij operacioni është bërë ekzekutimi i masave të sigurisë personale “Arrest me Burg”, urdhëruar nga Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila ka nxjerrë 34 masa sigurie “Arrest me burg” si te dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal, për një grup personash të cilët merreshin me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Hetimet kanë zgjatur prej fillimit të vitit 2025 ku janë aplikuar metoda speciale të hetimit dhe është dokumentuar veprimtaria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë operacionit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për 27 shtetas, ndërsa për 7 të tjerë vijon puna për kapjen e tyre pasi gjatë operacionit nuk u gjetën në banesë”, deklaroi drejtori i policisë së Tiranës.

U bë ndalimi i 27 personave dhe 7 të tjerë në kërkim, të gjithë të moshave nga 21-36 vjeç.

1. Bosian Lamaj,.
2. Alsid Nekaj
3. Edmond Gjinarari,
4. Irakel Gjini,
5. Armans Thanasaj,
6. Amarildo Kola,.
7. Bjorn Mazniku,
8. Armando Katroshi,
9. Aurel Lila
10. Erdi Hyka,
11. Mateo Uka,.
12. Kleo Lika,
13. Erdi Dibra,
14. Klajdi Hysa,
15. Aldo Faja,
16. Erald Alikaj,
17. Fabjol Tahiri
18. Andi Grori,.
19. Elvis Shehaj
20. Gjergj (Gkergk) Polena,
21. Panajot Brahimaj,
22. Marjo Pojaku
23. Euxhenjo Manushi
24. Sadik Rama,
25. Klejvis Taku
26. Mario Cerra ,
27. Arjel Cinaj
28. Klaudio Serjani
29. Ergis Noka
30. Drin Vjerdha
31. Kristofor Pandelejmoni
32. Myslym Balliu
33. Kristian Buci
34. Xhejson Mukaj.

Po kështu në funksion të këtj procedimi penal janë arrestuar më parë dhe shtatë shtetas konkretisht K. S., 26 vjeç, E. N., 19 vjeç, D. V., 19 vjeç, K. P., 20 vjeç, M. B ., 31 vjeç, K. B., 23 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç .

Gjatë këtij procedimi, në faza të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

* 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.
* 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.
* 500 doza ekstazi.
* 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
* 26 telefona celular të markave të ndryshme.
* 10 automjete të markave të ndryshme.

 Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në qytetin e Tiranës.

Këta shtetas vepronin individualisht dhe të shpërndarë në të gjithë territorin e Tiranës. Gjatë operacionit me metoda speciale të hetimit u bë e mundur sigurimi i provave dhe dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas.

Janë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të ”Prodhim dhe shitje narkotikësh”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodi Penal. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...