Njohja e shteti me bankë e pasaporta diplomatike do të thotë të krijosh strehën më gjigante të trafikantëve të mbarë botës, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha.
DEKLARATA/ Lidhur me shtetin Bektashi, kjo është një përpjekje armiqësore për të përçarë besimin mysliman në Shqipëri. Kjo është një thikë pas shpine ndaj besimit mysliman në Shqipëri. Por kjo është sigurisht dhe një goditje indirekte e besimeve të tjera.
Bektashinjtë shqiptarë të cilëve unë u shpreh respektin tim më të thellë, kanë patur një rol të veçanë në historinë e këtij kombi dhe vendi. Kurrë përpjekjet e tyre gjigante nuk kanë qenë veç se për një shtet sovran, unik, për një Shqipëri të pavarur dhe unike. Asnjëherë për një shtet islamik, asnjëherë për një shtet sovran në kurriz të sovranitetit të Shqipërisë.
Asnjëherë nuk kanë ëndërruar një shtet si Vatikani sepse ata dinë që Shqipëria është një vend plureligjoz. Shqipëria është dheu i mylimanëve, katolikëve, ortodoksëve, protestantëve dhe Shqipëria përbën modelin më të shkëlqyer të bashkëpunimit dhe tolerancës ndër fetare.
Krijimi i një shteti me ekstratorriaralitet në kryegjyshatën e Tiranës dhe 170 teqe siç predikon Edi Rama është një copëzim i tmerrshëm i territorit të Shqipërisë, që nuk mund të ndodhë kurrë.
Njohja e sovranitetit të një shteti me bankë dhe pasaporta diplomatike të lëshuara prej tij, etj., etj., do të thotë të krijosh këtu strehën më gjigante të trafikantëve të mbarë botës. Jashtë kontrollit ndërkombëtar financiar. Nuk ka bektashi të ndershëm në Shqipëri që pranon një projekt të tillë anti shqiptar, antifetar, antikombëtar. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












