Berisha parlajmëron Ramën: Po thirre protestë tjetër kundër SPAK ne do të bëjmë kundërprotestë finale ndaj teje

Shares

Sulm kriminal nga narkoshteti ndaj institucioneve të drejtësisë, e ka konsideruar kreu i PD, protestën e punonjësve të bashkisë së Tiranës tek SPAK dhe GJKKO të mërkurën e kësaj jave kur zhvillohej seanca paraprake ndaj kryetarit të arrestuar të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në vijim Berisha ka deklaruar se nëse kjo përsëritet PD do të organizojë një kundërprotestë.

“Protestë e organizuar, e lajmëruar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, nga rrogëtarë të shtetit dhe policë me dhe pa armë, rrethuan për orë të tëra gjykatën speciale dhe prokurorinë speciale.
Mbajtën të ndryrë në gjykatë, gjykatës dhe punonjës të administratës së gjykatës, sulmuan si banditë makinat e tyre.
U sollën sikur ato të ishin institucione të pushtuesit.
Një sulm i tillë dëshmon jo vetëm dështimin e plotë dhe total, por shkallën e jashtëzakonshme të kriminalizimit të drejtuesve të narkoshtetit shqiptar.
Të dërgosh mijëra policë dhe rrogëtarë shteti për të rrethuar një institucion të zbatimit të ligjit, të kërcënosh me jetë gjykatësit, i nxitur direkt nga Edi Rama, është një apel për çdo shqiptar.
Dëshmon se je i gatshëm të përdorësh çdo mjet antidemokratik, të përdorësh dhunën sa herë që zbatimi i ligjit nuk të intereson”, tha Berisha.

Po thirre protestë tjetër, ne do përgjigjemi me një kundërprotestë përfundimtare për ty, theksoi kreu i PD.

“Unë i jap ultimatum Edi Ramës, mos guxo të organizosh protestë tjetër se opozita do të përgjigjet me një kundërprotestë që ti nuk mund ta imagjinosh.
Mos guxo, mbaje mend këtë.
Po thirrje protestë, do thirret protesta përfundimtare për ty.
Po shkojmë drejt zgjedhjeve, ki kurajën të përballesh me votën e shqiptarëve, por sulmi që bëre, tejkalove El Çapon, Toto Rinën dhe çdo kriminel në pushtet dhe jashtë pushteti që ka ekzistuar gjer sot”, deklaroi Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...