Kryeministri Edi Rama pritet të shkojë nl paraburgimin e Durrësit këtë mesditë. Ai do ti bëjë një vizitë në qeli kryetarit të arrestuar të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Rama po i bën vizitën Veliajt vetëm pak orë pasi ai ka arritur në paraburgimin e Durrësit. a.b
Neni 51
Hyrja në institucion
1. Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen pa autorizim nga:
Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, kryetari i Gjykatës Kushtetuese,
zëvendëskryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri, ministri i Drejtësisë, kryetari i Gjykatës së
Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, deputetët, zëvendësministri
i Drejtësisë, Avokati i Popullit, komisionerët dhe ndihmëskomisionerët e tij, Komisioneri për
Mbrojtjen nga Diskriminimi, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe zëvendësit e tij, drejtori i
Policisë së Burgjeve, drejtori dhe inspektorët e kontrollit të brendshëm të burgjeve, anëtarët e
komisionit të ekzekutimit të vendimeve penale, gjyqtarët dhe prokurorët gjatë ushtrimit të
detyrës së tyre, mbrojtësit e të burgosurve, si dhe oficerët e Policisë Gjyqësore të deleguar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












