Protestues me armë tek SPAK, Garda kërkoi policinë por ndihma nuk u dërgua

Shares

Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për çështjen e Erion Veliajt u ndoq nga një numër punonjësish të administratës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, përfshirë policonë bashkiake. Dyshohet se disa prej të pranishmëve ishin të pajisur me armë.

Në këto rrethana Garda sinjalizoi për ndërhyrje, por nuk pati reagim policor.

Garda e Republikës dhe strukturat drejtuese të shërbimeve të saj pranë SPAK njoftuan sallën qendrore të Gardës për praninë e madhe të qytetarëve dhe nevojën për masa shtesë sigurie. Megjithatë, çndryshe nga praktikat e mëparshme, asnjë punonjës policie nuk u dërgua në terren, dhe nuk u krijuan kordone sigurie për të garantuar lëvizjen e mjeteve dhe për të ruajtur perimetrin parësor të sigurisë.

Në raste të mëparshme, sidomos gjatë proceseve të drejtuesve të opozitës, policia ka zbatuar masa të rrepta sigurie, duke blinduar zonën përreth GJKKO dhe SPAK, vendosur distanca të mëdha sigurie dhe lehtësuar qarkullimin e qytetarëve. Kjo mospërfshirje e forcave të rendit në seancën e sotme ngre dyshime mbi qasjen selektive të institucioneve ligjzbatuese. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...