Vihen në pranga në Tiranë 2 persona për vjedhje të banesave dhe të marketeve.
Zbardhen dhe dokumentohen 6 raste të vjedhjeve, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.
“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
– Endri Guzja, 34 vjeç, banues në Bulqizë dhe Olsen L.ala, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:
– Më datë 29.12.2024 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. N.
– Më datë 12.01.2025 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. M.
– Më datë 22.01.2025 kanë vjedhur artikuj të ndryshme në marketin e shtetases M. K.
– Më datë 24.01.2025 kanë vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetasit O. P.
– Më datë 27.01.2025 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases L. H.
– Më datë 02.02.2025 kanë vjedhur shumën prej 7000 euro në farmacinë e shtetasit D. J.”, njoftoi policia e Tiranës.
Shtetasit e mësipërm studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke hyrë nga dritarja apo çatia e banesave.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një shumë parash prej 1600 euro, të cilat kanë rezultuar të vjedhura në banesat e lartpërmendura. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












