Një incident ndodhi këtë mbrëmje gjatë protestës përpara Ministrisë së Brendshme, ku qytetarët dhe disa drejtues të partive politike kërkonin dorëheqjen e ministrit Ervin Hoxha, pas skandalit me efektivin e policisë që u hodh nga një pallat.
Protesta mori një kthesë kur drejtuesit e dy partive të reja, Arlind Qorri dhe Adriatik Lapaj, u përplasën tek foltorja. Qorri ndërhyri me forcë për të larguar Lapajn nga foltorja.
Sipas tyre protesta ishte thirrur nga lëvizja Bashkë.
Lapaj tha se Qorri bëri censurë njësoj si komunistët. ‘Mendoji këta në qeveri çfarë bëjnë’ tha Lapaj.
Incidenti zgjati disa minuta dhe shkaktoi tension mes protestuesve. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












