Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i kërkoi sot qeverisë të shtynte vlefshmërinë e dokumentave përtej afateve, të paktën deri në fund të majit 2025.
LETRA PËR QEVERINË/ Prej datës 1 janar 2025 ka nisur procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë vendit nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (PER). Ky proces pritet të përfundojë më 4 mars 2025.
Në takimet konsultative të zhvilluara nga KQZ me përfaqësues të partive politike dhe organizata të shoqërisë civile, është evidentuar një problematikë e përsëritur lidhur me vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit, një çështje që prek një numër të madh zgjedhësish brenda dhe jashtë vendit.
Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme dhe kompania e prodhimit të dokumenteve biometrike, aktualisht rezulton se 600,248 zgjedhës janë të pajisur me dokumente identifikimi të pavlefshme. Nga ana tjetër, të dhënat nga PER tregojnë se deri tani janë regjistruar rreth 900 votues nga jashtë, të cilët nuk disponojnë dokumente identifikimi të vlefshme.
Duke pasur parasysh rëndësinë e votimit nga jashtë dhe pamundësinë e zgjedhësve për t’u pajisur brenda afateve ligjore me dokumente të vlefshme, KQZ ka propozuar shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për qytetarët jashtë vendit deri më 30 maj 2025.
Kjo masë synon të garantojë pjesëmarrjen e plotë të qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të planifikuara për datën 11 maj 2025.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












