Fatmirësisht jetojmë në epokën ku çdo familje ka të paktën një lavatriçe në shtëpi dhe ju mund të merreni me gjëra të tjera ndërkohë që ajo kryen procesin e larjes. Por jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç duhet. Zgjedhja e temperaturës së gabuar apo përzierja e materialeve të ndryshme në të njëjtën larje bën që rrobat tuaja të zvogëlohen. Një tmerr i vërtetë apo jo ?
Mbushni lavamanin, kovën ose legenin me ujë të ngrohtë. Shtoni pak zbutësh flokësh dhe trazojeni me dorë që të përhapet në të gjithë sipërfaqen e enës që po përdorni. Vendosni rrobën brenda dhe lëreni në ujë për 15-20 minuta. Në fund shtrydheni. Në një sipërfaqe të sheshtë shtroni një peshqir dhe vendosni veshjen e lagur sipër. Tërhiqeni me kujdes pa e dëmtuar dhe lëreni të thahet në temperaturë ambienti. Kur ta vishni ajo do të duket si e re.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












