BASIR ÇOLLAKU/ “Bandat” e Elbasanit e qeverisë, borxh dhe falenderime për Zaganin, Pepkolën, Nuhun

Shares

Në foto Dritan Zagani

Shkëlqim Pepkola dhe Emiljano Nuhu dy oficerë policie ekselentë, të përkushtuar, sakrifikues, kanë qenë kallëzues publikë dhe janë përballur me bandën e Suel Çelës e ndikimin e Taulan Ballëd e ish bashkiakut Qazim Sejdini.

Emiljano ndër të tjera denoncoi telefonatën e Suel Çelës me Taulant Ballën pas zgjedhjeve të vitit 2017 ku deputetit i kërkohej llogari për premtimet e heqjes së 11 oficerëve të policisë të.Drejtorisë Vendore, ose të ktheheshin pas 3 milionë eurot e hedhur në fushatë.
Shkëlqimi si drejtues policie mes mjaft punëve arrestoi i vetëm Sokol Sanxhaktarin pjesë e grupit të Çelës. Ndonëse dhëndërri i bashkiakut ishte i armatosur dhe Pepkolën e braktisën forcat e ndërhyrjes së shpejtë kur ai kërkoi përforcime.
Kërkesa për sekuestro pasurish sërish përfundoi në mekjen anemike të SPAK.
Të dy oficerët u kanosën familjarisht
U larguan nga vendi
Bandat qëndruan
Sot partnerët me këmbënguljen e tyre sollën dosjet rikthyen hetimet dhe nisën arrestimet.
Po të kishim vlerësuar oficerët Shkëlqim dhe Emiljano e shumë të tjerë sakrifikues do kishim më pak banda. Po t’i kishim besuar e mbështetur Tan Zaganin, në vitin 2015, kur donin ta vrisnin se denoncoi, do të kishim më pak qeveritarë ministra e kryeministra trafikantë. Ne i kemi heronjtë në organizatën e policisë. Janë të shumtë. Por drejtësia u ktheu kurrizin. E vjetra dhe e reja…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...