Basha: Dy investitorë rusë te ABI BANK, suport është gruaja e Edi Ramës

Shares

“Frika e dhunës përpara vizitës së delegacionit europian në Tiranë”. Me këtë titull, Eureporter, portali i pavarur online që mbulon Bashkimin Europian paralajmëronte dje se situata në Shqipëri në prag të fushates elektorale, teksa data e zgjedhjeve eshte e caktuar, mund te degradoje.
Një ditë pas këtij shkrimi, kreu i PD-së, Lulzim Basha e quajti portalin ‘port hale’.
“Top Channel publikon lajmin e një port hale. Ka edhe uturake të kryeministrit. Na e përdorin këtë që ka shkruar shkrimin për të trembur shqiptarët dhe për të amplifikuar thirrjet e Ramës për të frikësuar popullin me 1997. Pse nuk publikoni Forbes? Ja tua citoj ‘Edi Rama drejton një ndërmarrje kriminale në vend që e ka kthyer Shqipërinë në qendrën europiane të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës’. Pse është zhdukur kjo nga mediat e kapura?”, tha Basha sot në çadrën e PD-së.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur gjithashtu për një komplot ekonomik në vend dhe ka thënë se gruaja e kryeministrit Rama është suport i fuqishëm i një banke në vend.
Sipas tij ABI BANK, ka në përbërjen e tij dy investitorë rusë, të pasurive të patundshme si dhe si suport, gruan e kreut të qeverisë, Linda Rama.
“Ka një bankë të çuditshme në Shqipëri, që quhet ABI BANK. Dy investitorët rusë të kësaj banke i kanë cuar parëtë në parajsat fiskale. Kush është suporti i kësaj banke? Është bashkëshortja e kryeministrit shqiptar. Është edhe një ish ministër federal i Gjermanisë dhe sot ndër lobistët kryesorë të Edi Ramës në Berlin. Këta janë në bordin e një banke të themeluar nga investitorë të pasurive të patundshme në Rusi që paratë e tyre i kanë çuar në parajsat fiskale dhe hetimet e vendeve demokratike janë për pastrim parash”, tha Basha.
Sipas tij “interesat e Republikës së Vjetër nuk i mban dot një zhage, nuk i mban dot vetëm Taulanti në krahë. Këto zhaget e mëdha kanë nevojë për banka. Fermeri thotë ska lekë, i riu thotë ska lekë. Ku janë lekët? Në zhaget dhe bankat e Republikës së Vjetër.  Po të jenë të pastër këta të Abi Bank, do hapin gjyq kundër meje. Pse nuk hapin gjyq kundër meje? Komploti ekonomik kundër shqiptarëve dhe fasada e këtij komploti që është teatri politik që është Parlamenti dhe Qeveria janë të tmerruara nga kjo lëvizje popullore dhe nga ajo që ju qytetarët e bashkuar keni vendosur: nuk do ketë më votime moniste, por zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
 “Dje kishin nxjerrë të gjorin Gramoz për të thënë që nuk e zgjedhim dot Presidentin nga populli se nuk ka kohë dhe nuk ndryshojmë dot kushtetutën. Kohë për të vjedhur kanë, por për të ndryshuar kushtetutën, nuk kanë. Para 10 vitesh Rama kërcënoi se nuk do hynte në zgjedhje nëse nuk ndryshohej kushtetuta dhe ligji që çdo votues të kishte me vete certifikatën e lindjes. U ndryshua kushtetuta, iu dha kjo garanci”, u shpreh Basha.

basha proteste
 “Një orë bllokim kombëtar është një sakrificë e vogël. Jemi të vendosur dhe thellësisht paqësorë. Bashkohemi të bllokojmë të keqen që ti hapim rrugë të mirës për çdo shqiptar dhe çdo shqiptare, duke iu kthyer qytetarëve të drejtën për votë të lirë dhe të ndershme. Le të bashkohemi nesër në orën 11-12 për ti thënë ndal krimit, ndal drogës, ndal korrupsionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...