FOTO/ Nis revolta në Tiranë, mijëra grumbullohen para kryeministrisë

Shares

Përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve të opozitës mes tyre drejtues kryesorë të PD.

Mijëra qytetarë nga Tirana dhe gjithë vendi u mblodhën sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, për të protestuar kundër qeverisë socialiste të Edi Ramës.

Protesta do të niste në orën 18.00 para Kryeministrisë, por bllokimi i rrugëve hyrëse Tiranë e shtyu grumbullimin për disa minuat.
Opozita ka deklaruar se sot nis mosbindja civile ndërsa protesta u thirr pas burgosjes së Ervin Salianjit.

Protesta e sotme nuk ka fjalime, ndërsa skenari më i përfolur është ai i bllokimit të akseve rrugore dhe kryeqëzimeve më të rëndësishme të Tiranës. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...