Nga sulmi me armë zjarri në një qendër tregtare në Mynih kanë mbetur të vrara edhe 2 vajza nga Kosova.
Armela Segashi 14 vjeç dhe shoqja e saj Sabina Sulaj ishin në vendin ku 18-vjeçari me kombësi gjermano-iraniane hapi zjarr mbi njerëzit.

“Armela – Vajza, motra dhe shoqja jonë e dashur ndërroj jetë. Faleminderit për shpresat dhe ndihmën dhe mbështetjen. Gjithmonë në Zemër”, shkruan Arbnor Segashi në FB.
Ndërkohë mbrëmë vonë, i vëllai i Armelës kishte kërkuar ndihmë për gjetjen e motrës së tij, e cila rezultoi e zhdukur pas sulmeve në Mynih.

Nga sulmi me armë zjarri mbetën të vrarë 9 persona, ndërsa 16 të tjerë u plagosën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












