Shtyhet gjyqi për Babalen në Apel, Salianji ndryshon avokatët

Shares

Gjyqi në Apel për rastin ‘Babalja’ është shtyrë sërish ndërsa deputeti Ervin Salianji ndërroi sot avokatët.

Salianji ndodhet në Apel pasi kundërshton dënimin me 1 vit burg, për të në lidhje me vëllain e Fatmir Xhafës, Geron Xhafa.

Avokatët e rinj janë Redi Ramaj dhe Marash Logu të cilët kërkuan kohë të njihen me dosjen, duke pretenduar se ishin caktuar vetëm ditën e djeshme.

Situata ngjalli reagim të avokatit të Geron Xhafajt, palë e dëmtuar në proces, që e konsideroi si përpjekje për zvarritje. “Për ne eshtë pjesë e kesaj loje për ta shtyrë ketë cceshtje dhe asgjë më tepër”, tha avokati Ardian Visha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...