Kreu i PD-së Lulzim ahsha ka denoncuar dhe ironizuar atë që kryeministri Edi arma e quan rritje pensioni, por që në fakt është një indeksim i tij.
Basha e quan këtë një tallje për 635 mijë pensionistët, sipas llogarive, “rritja” e pensionit mundëson vetëm një bukë e 100 gram djathë më shumë në muaj për çdo pensionist.
Duke e quajtur këtë një turp, kreu i PD-së shprehet midis të tjerave se “Asnjë vendim i tille qesharak nuk e shpëton Edi Ramën nga pensioni i afërt politik”.
Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha

Ky indeksim është një turp i qeverisë në ikje, një masë e pritur me përbuzje.
Çfarë të paguajnë më parë pensionistët me këtë rritje?
Çmimin e rritur të energjisë elektrike, të urbanit, apo të barnave skarco të Beqes?
Asnjë vendim i tille qesharak nuk e shpëton Edi Ramën nga pensioni i afërt politik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












