OSBE entuziaste, por ende nuk e paska të qartë se pse vetëm debatohet për zgjedhjet e asgjë nuk lëviz

Shares

OSBE deklaroi spt se është e lumtur që debati politik ka përfshirë edhe reformën zgjedhore. Ndërkohë institucioni që ka lëshuar një raport pas zgjedhjeve të 14 majit ende nuk ka konstatuar se asnjë rekomandim nuk është shqyrtuar.

“Jemi të lumtur të shohim që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë.

Mezi presim të angazhohemi menjëherë me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në një postim të zyrës së OSBE në Tiranë.

Mazhoranca ka bllokuar punën e komisionit të Reformës Zgjedhore duke refuzuar të përfshijë në komision emrat e propozuar nga opozita. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...