Bici heq dorë nga mandati i deputetes së PS, në rradhë Ndreca

Shares

Drejtorja e Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka refizuar të marrë mandatin e deputetes duke zgjedhur të mbajë detyrën në administratë.

Në një letër drejtuar kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi ajo heq dorë nga mandati i lirë tashmë për shkak të arratisjes së Arben Ahmeta.

Ai mungon prej 6 muajsh në seancat plenare duke iu djegir  mandati. Sipas listës së PS-së rradha për të marrë mandatin i takonte Dallëndyshe Bicit.

Sipas listës, posti i deputetit i takon Plarent Ndrecës, që pritet të jetë deputeti i ri socialist në vend të Arben Ahmetaj nëse kërkesa e raporteve gjinore nuk do të kërkojë një emër gruaje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...