Mediat italiane kanë publikuar emrin e italianit të dytë që humbi jetën ditën e djeshme në aksidentin tragjik në Velipojë.
Ai është Giovanni Sanguedolce, i lindur në vitin 1980 në Andria (36 vjeç), raporton agjencia italiane “Repubblica.it”


Drejtuesi i mjetit, Besmir Kola do të martohej më 14 gusht dhe për dasmën e tij, kishte ftuar edhe kushërirën e tij, Artenisa Peraj.

Giorgio Angelo nga ana tjetër kishte ardhur në Shqipëri me pushime dhe ishte i ftuar në dasmën e Kolës.
Katër të rinjtë ishin duke shkuar në një klub nate kur ndodhi aksidenti tragjik. Mjeti përfundoi në kanal për shkak të mungesës së sinjalistikës.
Policia tha se të rinjtë humbën jetë për shkak të mbytjes, pasi nuk kanë mundur dot të dalin nga automjeti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












