Vihen në pranga 5 shtetas që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kokainë në sasi të mëdha.
Në kuadër të operacionit “Kodra e Diellit 2” u arrestuan Donald Muhamuçi, Ermal Lamaj, Kostaq Murtaj, Olsi Mylka, nga Tirana dhe Shemsi Proda nga Saranda.
Sekuestrohen 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, si dhe 4 aparate celulare.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e suguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kodra e Diellit 2”.
Në rrugën “Rrapo Hekali”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe një çantë brenda të cilës dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrollit të çantës janë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale 2 kg e 300 gr.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kg, në vende të ndryshme në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete si dhe 4 aparate celulare.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/