Vendoset ekstradimi i mashtruesit të kriptomonedhave në Turqi, çfarë ka dosja turke për biznesmenin Faruk Fatih Ozer

Shares

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan kërkoi sot të ekstradohet nga Shqipëria në Turqi shtetasi turk Faruk Fatih Özer, i biri i Zulkuf dhe Nursel.

Ai ka marrë masën e sigurimit “Arrest në burg” caktuar ndaj tij me vendimin e Gjykatës Penale të Paqit të Shkallës së Parë Nr.7 në Stambollin Anadollian në Turqi.

Ozer u arrestua me datë 30.08.2022, ora 16.20, nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Arrestimi i tij është bërë pasi autoritetet e drejtësisë turke kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin e mësipërm, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore turke kanë caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për disa vepra penale të kryera në Turqi.

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë i ka përcjellë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dokumentacionin e kërkuar për ekstradimin në Turqi të shtetasit turk Faruk Fatih Özer. Nëpërmjet kësaj note verbale kërkohet finalizimi i procedurave të ekstradimit në Turqi të këtij shtetasi.

Faruk Fatih Özer dyshohet nga Prokuroria Publike e Stambollit në Turqi për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim duke përdorur si instrument sistemet informative, bankat ose institucionet kredidhënëse”, “Mashtrim i tregtarëve, drejtuesve të shoqërive tregtare dhe drejtuesve të kooperativave dhe “Krijim i organizatës kriminale”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...