Mega-afera 430 milionë euro, Shkumbini vend mbeturinash, 5 pyetje për Bashkinë Elbasan

Shares

PD vijoi sot me pyetje të përditshme për inceneratorët. Shkumbini është kthyer në vend mbeturinash, tha Koordinatorja për Media dhe Komunikim në PD, Silvi Bardhi ndrsa bëri edhe 5 pyetje për Bashkinë Elbasan.

5 pyetje nga Silvi Bardhi:

Bashkitë e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, kanë edhe një hile tjetër për t’i fshehur mbeturinat nga sytë e qytetarëve. Përdorin shtretërit e lumenjve si vend grumbullim apo vend derdhje hedhurinash.

Kjo është pjesë e papërgjegjshmërisë dhe vjedhjes së dyfishtë. Por edhe e talljes.

Një rast i tillë vjen nga Elbasani dhe lumi Shkumbin që përdoret nga bashkia e këtij qyteti si landfill.

Do të vijojmë me 5 pyetje sot për bashkinë e Elbasanit dhe për SPAK:

1.   A funksionon inceneratori i Elbasanit?

2.   Çfarë kapacitetesh ditore përpunon?

3.   Nëse funksionon, siç pretendon bashkia dhe qeveria, pse mbetjet hidhen në Shkumbin?

4.   Kur në dimër të fryhet Shkumbini, ku mendon kryetari i Bashkisë se përfundojnë këto mbetje?

5.   Kush mban përgjegjësi ligjore kur paratë u merren taksapaguesve, mbetjet nuk procesohen, dhe mjedisi i ndotur vazhdon të kërcënojë jetën e banorëve?

Këto janë edhe fotot që pasqyrojnë të vërtetën në terren, në shtratin e Shkumbinit, afër fshatit Shirgjan. Ky është një shqetësim që na e kanë sjellë banorët e zonës.

Këto janë faktet, kjo është Shqipëria e lulëzuar e inceneRamës dhe inceneLlatjas. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...