Policia Kufitare Shëngjin iu vjen në ndihmë 4 pushuesve ( 3 prej tyre të mitur) që rrezikuan të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg.
Policët e Policisë Kufitare kanë konstatuar në det, rreth 1.2 milje larg bregut, dy fëmijë të mitur, me komardare, që kishin mbetur në det të hapur dhe nuk ktheheshin dot në breg. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, i kanë kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe i kanë nxjerrë në breg, në gjëndje të mirë shëndetësore, 2 fëmijët (12 dhe 13 vjeç), të cilët ishin larguar në det pa dijeninë e prindërve të tyre.
Gjithashtu, gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë marrë njoftim nga salla operative, se dy shtetas kosovarë (babai me djalin e mitur) rrezikonin të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur me mjetin e tyre lundrues të Policisë Kufitare, për t’u ardhur në ndihmë dy pushuesve, të cilët i kanë gjetur rreth 1 milje larg bregut, konkretisht shtetasin F. L., 45 vjeç dhe djalin e tij 10 vjeç, dhe i kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare duke i nxjerrë në breg, në gjëndje të mirë shëndetësore. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/