Kësaj here është Spartak Ngjela që fyen tropojanët pas Gento Bungos: Pse një katundar nga Tropoja…

Shares

Avokati Spartak Ngjela ka qënë ai që kësaj here ka fyer tropojanët me një fjalor pezhorativ përmes një postimi në rrjete sociale ndërsa komentonte protestën e madhe të opozitës së 7 korrikut.

Kjo është hera e dytë që zyrtarë të lartë institucionesh apo figura publike si avokati u sulen një komuniteti lokal me terma fyesë e denigrues.

“Por në këtë rast, atë që bie në sy si një gjë e trashë mendërisht, e mban brenda vetes kjo pyetje: pse, një katundar nga Tropoja që ka harruar dhe tabelën e shumëzimit, do të gënjejë shkencën e optikës amerikane?! Hahahahaha”, shkruan Ngjela, që i përket një familje komunistësh nga Zagoria, të rënë nga vakti për shkak se Enver Hoxha hoqi dorë nga shërbimi që merrte prej tyre.

E keni parë Zagorinë ku është, edhe  shtëpia më e poshtme e Zagorisë është më lart se ajo me në lartësi në Tropojë. Për ata tropojanë që nuk ia kanë idenë sërish atëherë mwndoni Miliskanë dhe Dardhën tek rruga e vjetër që babai i Takut bëri për tropojanët, që të dukeshin edhe më larg se sa ishin. Megjithatë kjo nuk i ka penguat zagoritët të jenë një damar i fortë për Shqipërinë, bile në ndonjë rast edhe Takun.

Pra të qënit katundar nuk të pengon të mos jesh i tillë, përkundrazi është premisë siç ka ndodhur me vetë fatin e Takut deri këto vitet e fundit që i ka marrë për ters teksti dhe mendja. Ndërsa ka harruar se të vetmin lulëzim kishte ato kohë kur iu bashkua Berishës deri në servilizëm, ndërkohë që në vitet 90 ishte mik i përditshëm i Azem Hajdarit.a.b

Postimi i Takut:

Ngjela Qeshin dhe tallen në Amerikë me montimin e Saliut për pjesëmarrjen në mitingun e datës 7 korrik.

Turp!
Pse vendin absolut të optikës, elektronikës dhe kinematografisë botërore do të gënjesh ti, o Sali ziu!
Mua më thanë ekspertët se as 2500 persona nuk kanë qenë në bulevard, në 7 korrik.
Madje, më tha njëri syresh, “nuk e pe që Saliu, në klithmat e tij mitingashëse, nuk pati kurajë dot që ta thoshte numrin e mitingashëve këtë herë?!”
Kurse një tjetër më tha se: “a nuk i pe makinat që kalonin te unaza anash urës?
E nejse. Por…
Turp është, për të gjithë stacionet televizive shqiptare të Tiranës, që shiten profesionin për të gënjyer shqiptarët.

Por në këtë rast, atë që bie në sy si një gjë e trashë mendërisht, e mban brenda vetes kjo pyetje: pse, një katundar nga Tropoja që ka harruar dhe tabelën e shumëzimit, do të gënjejë shkencën e optikës amerikane?! Hahahahaha.

Kot lodhesh, o Sali! Tani të duhet të tregohesh përballues i së keqes që të ka pllakosur, por që vetë e ke kërkuar..
Mbaje parasysh për këtë rast, maksimën e Dante Alighierit: “Prendi la vita come ti viene”.
(Merre jetën ashtu si të vjen).
Kjo është e vetmja zgjidhje për hallin tënd.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...