Kanabis dhe turizëm në Vuno, kapet jeshilja në parcelë dhe në tharje

Shares

Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në Vuno, Himarë. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Gjimlik”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-R. C., 39 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes.

-D. A., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit, në fshatin Vuno, Himarë, në vendin e quajtur “Gjimlik”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis (bimë në proces tharjeje).

Nga veprimet hetimore dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë dy persona. Policia bën me dije se janë arrestuar Reoland Cacaj 39-vjeçar dhe Drilon Ademaj 33-vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...