Zbardhen detaje rreth shpërthimit të një sasie lënde plasëse, vendosur në një autobus në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nga shpërthimi ka pasur dëme të vogla materiale.
Mësohet se lënda plasëse është vënë në mjetin autobus tip ‘Setra’me targa AA 940 CG, në pronësi të Edmond Rexhepit, ndërsa nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.

Burime policore pohojnë se eksplozivi ka qenë me fitil dhe nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e një shtëpie përballe.

Njoftimi i policisë
Më datë 25. 08. 2016, rreth orës 04:05, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në mjetin autobus tip “Setra”, në pronësi të shtetasit E. R., persona të pa identifikuar kanë vendosur një sasi me lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












