Italia mbetet jashtë botërorit, si gjithnjë të vegjlit nuk fitojnë por pengojnë të mëdhenjtë

Shares

Italia mbetet për të dytën herë radhazi jashtë kampionatit botëror pasi humbi në Palermo me rezultatin 0-1 në play-off përballë Maqedonisë së Veriut.

Italianët dominuan të gjithë ndeshjen, duke tentuar disa herë portën maqedonase, por pa arritur rezultat. Në fund, kur priteshin kohët shtesë, diferencën e bëri gjuajtja e Trajkovskit nga jashtë zonës, e cila kaloi Donarumën dhe i dha Maqedonisë së Veriut një rezultat të paparashikuar.

Italia e ka përjetuar fort këtë humbje ndërkojë që edhe tifozët e shumtë shqiptarë të kombëtares italiane e vuajtën shumë skualifikimin e Axurrëve. r.s

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...