LAJMI I FUNDIT/ Krisma armësh në Kombinat, Tiranë, pas rrahjes së rëndë mes dy personave, policia jep detajet

Shares

Në Kombinat, janë konfliktuar shtetasi A. Sh., 60 dhe E. G., 43 vjeç.

Gjatë konfliktit, këta dy shtetas, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, dhe dyshohet se shtetasi A. Sh., ka qëlluar me armë zjarri.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Si pasojë e goditjeve me sende të forta, janë dëmtuar dy palët e konfliktit dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...