Emiljano Shullazi, ndërhyrje kirurgjikale në spitalin Nënë Tereza

Shares

Emiliano Shullazi pritet sot t’i nënshtrohet një ndëryrje kirurgjikale në spitalin Nënë Tereza, nën një vëzhgim të shtuar të forcave speciale.

Mësohet se shoqërimi i të dënuarit do të kryhet në orën 10:00 të së premtes nga ambientet e burgut 41 BiSs drejt spitalit “Nënë Tereza” dhe ku policia do të qëndrojë në gatishmëri numër një.

Rreth dy javë më parë, ai u dërgua me urgjencë drejt një spitali privat në Tiranë ku kreu disa analiza të nevojshme që përcaktonin gjëndjen e tij jo të mirë shëndetësore. Shullazi mësohet se është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, e cila mund t’i rrezikojë edhe jetën, raporton mcn tv.

Me gjithë insistimin e avokatit që ndëryrja kururgjikale ndaj klientit të tij të kryhej në një spital privat, Drejtoria e Burgjeve i ka refuzuar të gjitha opsionet e servirura duke pranuar vetëm varjanin e një operimi të Shullazit, në spitalin publik shtetëror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...