Berisha tregon si do bashkëpunojë me deputetët që dolën kundër Bashës pas zgjedhjeve

Shares

Ish Kryeministri Sali Berisha tha sot se Lulzim Basha nuk merr dot vendime për largim pasi nuk e lejojnë, është peng. Berisha foli sot për zhvillimet në opozitë gjatë një konferencë shtypi nga zyra e tij.

A është shtëpia e lirisë forca e parë e opozitës?

Berisha: Unë mendoj se zgjedhjet e 6 Marsit, nxorën në dritën e diellit se Shtëpia e Lirisë, ka rolin kryesor të opozitës shqiptare. Në 6 Mars, 70% e popullit opozitar votoi për Partinë e vërtetë Demokratike.

Ky ishte një nga produktet më të rëndësishme, rezultati më i rëndësishëm i 6 Marsit, ku qytetarët i treguan Edi Ramës, se lojë me fasadë opozitë dhe me peng opozitë nuk e pranojnë. Unë gjej rastin që të ftoj çdo demokrat dhe demokrate që të lexojë mesazhin e datës 6 Mars, dhe të bashkohemi për të ecur drejt fitores së sigurtë në zgjedhjet e ardhshme.

A keni pasur komunikim me deputetët që dolën kundër Bashës pas 6 Marsit?

I kam ndjekur zhvillimet brenda selisë së Lul Bravës, vlerësoj dhe përshëndes qëndrimet e PD, të cilët sapo konstatuan me fakte nga qëndrimi i elektoratit, se bravo opozita, është një opozitë e shtirur dhe fallso ata shprehën qëndrimet e tyre të drejta.

Kërkojnë vendime, të cilat Lul Brava nuk i merr kurrë sepse nuk e lejojnë, unë i ftoj ata që të bashkohen me PD-në, i garantoj plotësisht se i vetmi kusht i këtij bashkimi është dhe mbetet vota e lirë. Çdo njeri që pranon votën e lirë si mekanizëm, është i mirëpritur që të bashkohet me ne.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...