Këshilli i Ankesave publikon buletinin e parë, a na frikësojnë televizionet

Këshilli i Ankesave publikon buletinin e parë, a na frikësojnë televizionet

68
0
Shares

Këshilli i Ankesave, strukturë kryesore e AMA-s në përmbushje te Kodit të Transmetimit nga televizionet ka publikuar së fundmi Buletinin e Ankesave dhe Anketimin mbi perceptimet e Kodit të Transmetimit nga audiencat.

Për paraqitjen e këtyre produkteve cilësorë, sfidave dhe shqetësimeve për përmirësimin e shumëçka media ofron si shërbime u organizua një tryezë e rrumbulllakët me pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm.

Tryeza që u moderua nga Kryetarja e Këshillit të Ankesave Znj. Monika Stafa ishte organizuar në tre panele kryesorë ku u trajtuan përkatësisht:

– Betejat në grup të rregullatorëve nxisin efiçencën e hallakve të komunikimit me qytetarin

– Edukimi mbi median dhe roli vetërregullues i saj, qasjet dhe perspektivat e komunikimit me publikun në epokën e re digjitale

– Mënyrat për të nxitur kanalet e komunikimit në funksion të publikut – njohja e publikut me Kodin e Etikës dhe e drejta për reagim

Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Z. Gentian Sala vuri në qëndër të fjalës së tij respektimin e qytetarit në të gjitha transmetimet audiovizive. Ai vlerësoi Këshillin e Ankesave dhe Buletinin e parë të botuar prej tij. Kjo strukturë, e përbërë nga Kryetarja Monika Stafa dhe anëtarët Urim Bajrami dhe Erald Kapri, ka rol vendimtar në mbikëqyrjen e zbatimit të kodit dhe rregulloreve të miratuara nga AMA, që kanë të bëjnë sidomos me respektimin e dinjitetit e të drejtave të tjera themelore të njeriut, në mënyrë të veçantë mbrojtjen e të miturve, të drejtës për informacion dhe sensibilizimin e opinionit publik, lidhur me respektimin e normave morale dhe etike në programet e ofruesve të shërbimeve audiovizive.

Të ftuar në takim ishin radiot dhe televizionet, Komisioni i Medias, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë, Ministria e Arsimit, Instituti Shqiptar i Medias, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Univeritetin e Tiranës, Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve, studentë të gazetarisë, partnerët ndërkombëtarë etj.

Buletinin e Ankesave dhe Anketimi mbi perceptimet e Kodit të Transmetimit nga target grupet, gjenden edhe në faqen zyrtare të AMA-s, për të gjithë të interesuarit – Buletini i ankesave – AMA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY