Deputetja Jorida Tabaku nxjerr dokumentin 10 milione euro që bashkia e Durrësit vendosi ti japë inceneratorit të Tiranës.
Të tre inceneratorët nuk punojnë ne kapacitet të plotë dhe qeveria është ngritur në këmbë t’i “krijojë” punë, sidomos atij te Tiranës.
Të gjithë i nbajmë mend pamjet se si në mes të sezonit turistik plehrat digjeshin në çdo qytet për qellime kriminale. Pra, për t’i detyruar bashkitë të paguanin tarifën e “inceneratorit”, pra qytetarë të paguanin me tarifë megjithëse më herë kanë paguar nga buxheti i shtetit me taksa!
Kështu ka ndodhur në Tiranë por edhe në Durrës. Shihni vendimin e Këshillit Bashkiak të vitit 2020, ku i jepet leja për të negociuar nënkryetares së bashkisë me kompaninë e inceneratorit Tiranë.
Rezultati i kësaj negociate një tender pa konkurim me vlerë 10 mln euro.
Më poshtë shkresa ku udhëzohet Bashkia se me kë duhet të negociojë dhe si duhej negociuar.
“Sa më shumë të gërmosh aq më shumë e kupton përfshirjen e Ramës, Ahmetaj, Gjiknurit, Bllakos, Veliaj, Kokës dhe të tjerëve në aferën e mbi 430 milionë euro”, deklaron Tabaku. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












