Burri i deputetes Zhupa, përfitues te kulla pas Sahatit në Tiranë

Shares

Fabian Goçi, i shoqi i deputetes së PD-së Ina Zhupa, rezulton askioner tek kulla pas Sahatit të Tiranës, transmeton syri.net. Goçi ka pasur në pronësi 200 metra katror tokë.

Zhupa e ka pasë denoncuar këtë ndërtim që dëmton prezencën e sahatit të Tiranës më shumë se një herë. Por pse ajo ta kezë denoncuar dhe pikërisht ajo që kishte të shoqin përfitues nga projekti.

Pjesë nga denoncimi:

Kulla mbi 77 metra e larte, me 24 kate, ngjitur 8 metra larg Sahatit të Tiranës, është masakra dhe klientelizmi i rradhës i Erioni Betonit.

Kulla e rradhës e Erion Betionit do jëtë 8 metra larg Sahatit të Tiranës, dhe 8 metra larg Bashkisë Tiranë. Ajo do jetë me 24 kate e mbi 77 metra e lartë dhe në shërbim të familjës së shefit të tij dhe interesave të mafias së ndërtimit dhe pastrimit të parave të pista.

Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 10 datë 2.2.2018 ka miratuar Lejen e zhvillimit për objektin Kullë 24 kate e quajtur “Book Building”.

Po kush është projektuesi i kësaj kulle që ka marr lejen nga qeveritarët?

Firma 51N4E e cila njihet për publikun shqiptar si firma e lidhur me kryeministrin, ku punon vajza e tij (e bashkëshortes Linda) Rea Xhillari, po ashtu si firma që projektoj ndërtimin e Sheshit Skenderbej. Pikerisht kjo firmë e lidhur me Ramen ka marr leje për të projektuar ndërtimin e një kulle prej 24 katesh, ngjitur me Sahatin e Tiranës, dhe godinën e Bashkisë Tiranë.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...