Lulzim Basha i ka dorëzuar përfaqësuesit të SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar një listë me emra biznesmenësh që sipas tij kanë mbështetur Berishën për Foltoren, tha sot në një intervistë me Juli Xhokaxhi në abc tv.
Berisha tha më tej se ata janë thirrur një e nga një në ambasadë.
“Ai iu ka ofruar bashkëpunëtorëve të tij mashtrime nga më monstruozet.
Ai i ofroi një listë me biznesmenë që ndihmojmë foltoren zotit Escobar. Njerëz që kurrë Berisha nuk ka kërkuar jo në Foltore por edhe më përpara asnjë qindarkë të vetme. Ata thirren një nga një në ambasadë për të dhënë llogari siç u thirrën gazetarët që të mos transmetojnë Foltoren. E gjitha është ky. Ata që i besojnë Bashës bëjnë gabim të jashtëzakonshëm”, tha Berisha.
Në vijim Berisha komentoi edhe vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga PD.
“Tani në rrafshin politik kjo është njëlloj sikur të ngrihen të vdekurit politikë dhe të thonë se këta të tjerë nuk janë gjallë. Ai është një person i shkarkuar nga të gjitha detyrat, veçse deputet”, deklaroi Berisha.
Zero lajm absolutisht”, shtoi ish-kryeministri lidhur me përjashtimet.
Në vijim Berisha vlerësoi edhe protestën e 8 janarit. “Është e vërtetë që thyen ndonjë xham, hapën ndonjë blind, por nuk gërvishtën qoftë edhe një person të vetëm.
Ka prej tyre që mbahen skllevër nën presion dhe terror, nga këta mercenarë që janë futur nën seli”, shtoi Berisha. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












