Vdekja e turistëve rusë, reagon ambasada ruse në Tiranë

Shares

Ambasada ruse në Tiranë ka publikuar një deklaratë në lidhje me vdekjen e 4 turistlve rusë në nkë hotel në Qerret, në afërsi të Kavajës.

”Ambasada Ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov) në një hotel pranë qytetit Të Kavajës. Departamenti Konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të vendit dhe po heton rrethanat e asaj që ndodhi.

Ne llogarisim në një hetim të plotë nga pala shqiptare për shkaqet e vdekjes së rusëve. Njoftohen të afërmit e të ndjerit se do të ketë riatdhesim të trupave në atdheun e tyre”, thuhet në deklaratën e ambasadës ruse në Tiranë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...