Duke debatuar për oligarkët që ndajnë paratë me pushtetin, Basha tha se është gati të përmend emra. Cet Kastrati nuk dihet nëse është pronar apo menaxher i pasurive, tha Basha ndërsa për tunelin e Llogarasë të mori në telefon Samiri.
Në vjim Basha tha se nuk do të ketë më moratorium heshtje për opozitën, ndërsa shtoi se Rama ka rritur vetëm importin e bananeve, ku trafikantët e ka sot pjesë të oborrit.
“Kujtove se do vazhdosh teatrin prandaj kapesh me thonj pas foltoresh Mbaroi koha e teatrit. Shikoji mirë statistikat, se edhe INSTAT-i që ke kapur për fyti thotë që të ka rënë më 15 për qind edhe konsumi edhe eksporti korrik me gusht. Ndoshta ti shikon vetëm importin e bananeve, ai të është rritur. Bananet të janë rritur. Të gjithë ata që bëjnë trafik droge me bananet, edhe ata që ke pasur jashtë oborrit, i ke future në oborr sot. I do emrat? Ta mban?! I do emrat apo jo, shko tako përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese partnere. Unë i kam, nëse nuk ti kanë dhënë shko takoi.
Edhe mos i bëj presion Gledis Nanos të mos veprojë. Një gjë të jetë e qartë moratorium heshtje për opozitën nuk ka më. Vetpërmbajtja e këtyre viteve ka qenë forca ime, jo dobësia ime, edhe bindja ime shpesh herë e gabuar për një diferencë absolute mes palëve. Nuk ka diferencë absolute, por padiskutim jemi të pakrahasueshëm. Më i keqi dhe më hajduti i qeverisjes sonë, që meqë ra fjala nuk ke çuar asnjë në Prokurori, nuk krahasohet me më të mirin tuaj”, tha Basha.
Në vijim Basha tha se kryeministri Rama ka detyruar ish-zëvendësin e tij Erion Braçe për të firmosur VKM-të e tij në mënyrë që ai vetë të mos shkojë në burg. Nga ana tjetër sipas Bashës, ish-zëvendëskryeministri Braçe firmoste Vendimet e Këshillit të Ministrave ditën dhe qahej natën.
Në mënyrë ironike kryedemokrati Basha këshilloi Braçen nga foltorja e Kuvendit, që kur t‘i shkojë SPAK-u me dhëmbë dhe jo ky që është aktualisht me protezë, të thotë për të shpëtuar që e detyroi Edi Rama.
“Me prokurorë që të vijnë natën që mos të shkarkohen nga vetingu, mos kujto këto i di vetëm unë. Edhe perëndimorët e kanë kuptuar që bëre sikur ndërtove ngrehinën e re të drejtësisë, por e ke pa ashensor, pa elektricitet, pa sistem hidraulik, të papërdorshëm.
Nga jashtë e ke bukur që ta shesësh ti në ato panairet e kotësive që shkon me atlete, por nga brenda të gjithë e
Përpara se të kthehem te kriza energjitike dhe kriza ekonomike dua të them se në fushën e ligjeve të drejtësisë jo vetëm që nuk merr vesh por je rrethuar nga injoranca. Injorancë totale, e frikshme, sovjetike. Kot të të shpjegoj ty “Jus Cogens”, ku ka detyrim më të madh të shtetit se të mbroj liritë themelore të qytetarëve.
Ti thua është shpallur në kërkim, dhe ne po mbrojmë një njeri të shpallur në kërkim, jo mor jo ! Arrestoje Bechettin. Po nuk ta hap derën njeri se e dinë që je babai dhe nëna e kokainës në të gjithë Evropën.
Ky është vendimi ka dalë nga Ministria e Drejtësisë, që ky thotë nuk ekziston, bashkë me interesin 120 milionë euro që sot Shqipëria duhet t’i paguaj këtij që është në kërkim. Ky meqë është në kërkim arrestoje! Ky je ti!
Kush e shtoi 240 lekë çmimin e karburantit në 2014-ën me taksën Rama. Detyron edhe dikë këtu që të firmoste VKM se kishe frikë mos shkoje në burg. Ai firmoste VKM të ditën dhe shante qeverinë natën. Kujt i djeg le të qeshë. U shkrive kush e di sa kohë ke pa qesh. Kur të vijë SPAK me dhëmbë jo ky me protezë thuaj që më detyroi ai”, tha Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












